Bundestagu gjerman ka votuar në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e bëri publik, ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.
Me 340 vota pro dhe 16 abstenim, Gjermania i thotë ‘PO’ Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE.
Deputeti i SPD, Josip Juratovis kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke deklaruar se duhet t’i japim një shans Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn tha se Shqipëria ka bërë përparim në sistemin e gjyqësorit, por ka ende punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar.
“Po të votojmë për Shqipërinë i japim një shans historik. Kemi vendosur kritere shumë të forta për Shqipërinë, të ndara në dy faza. Hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim”, Florian Hahn.
Deputeti tjetër i CDU/CSU Peter Beyer tha se duan të shohin rezultate konkrete në Reformën Zgjedhore
” BE nuk e braktis këtë rajon, ata janë në zemrën e Europës dhe kanë një të ardhme në BE”, tha Peter Beyer.