Në lidhje direkte me Skype në emisionin Open në Top Channel ka folur Kreshnik Spahiu ka thënë se se opozita është tërhequr nga qëndrimet e saj nga ndërkombëtarët. “Opozita është tërhequr nga qëndrimi nga ‘dajaku’ i SHBA-së. Sulmi që bënë ndaj institucioneve u dënua nga ndërkombëtaret. Ndërkombëtarët ishin të qartë kur i thanë opozitës se në qoftë se ju bëni dhunë me 30 qeshor PD do shpallet parti terroriste”- tha Spahiu.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Monika Kryemadhi duke thënë se kjo nuk është e vërtetë. Kjo solli një përplasje mes kryetares së LSI dhe Spahiut.
Spahiu i përmdendi Kryemadhit se Petrit Vasilit i është hequr visa për në SHBA.
Kryemadhi i’u kundërpërgjigj Spahiut duke i thënë që Vasili e ka publikuar visën.
“E ke vizën ti, publikoje visën ashtu siç bëri Vasili”- tha Kryemadhi.
“Javën që vjen do jap intervistë nga SHBA-ja. Ti merr Berishën dhe shkoni në SHBA”- iu kundërpërgjigj Spahiu. Vasili ka paraqitur vizën e mbaruar dhe jo vulën e refuzimit.