Zëdhënësi i presidentit e konsideroi një trakt të porositur opinionin e Komisionit të Venecias, që ka mbërritur në Tiranë, duke theksuar se duhet ta harrojnë që presidenti mund ta marrë parasysh atë.
“Zero shkelje të Kushtetutës!
Harrojini traktet e porositura ngado që të vijnë!
E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se presidenti i Republikës ka mbrojtur Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka shmangur gjakderdhjen dhe Rajshtagun!
Dëgjoni Bundestagun!
Uluni urgjent dhe zgjidhni krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!” thotë zëdhënësi i Metës.
Më parë presidenti Ilir Meta ka pas thënë se do të jepte dorëhqje, nëse Komisioni i Venecias konstaton shkelje të Kushtetutës:
“Të thotë Komisioni i Venecias që presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë…”, deklaronte Meta.
Me sa duket është nxituar kur e tha këtë.