Ka ardhur reagimi i parë i ashpër nga Lëvizja Socialiste për Integrim pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias, në të cilin thuhej se Presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore.
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasali, lehsi i vetëm që i ka mbetur LSI nga ato të “vjetrit” shkruan në “Facebook” se ka vetëm një gjykatë për zgjedhjet, që është OSBE/ODIHR. Sipas Vasilit, faqen e zezë të 30 qershorit monist nuk e ka Venecia.
“Ka vetëm një Gjykatë për zgjedhjet, që është OSBE/ODIHR! Faqen e zezë të 30 qershorit monist nuk e ka Venecia dhe zhake që e lan”, shkruan Vasili.
Mirëpo Vasali duke se flet përçartë, sepse OSBE/ODIHR i ka çertifikuar zgjedhjet si të rregulltta dhe nga më të qetat, me doza kritike për sjelljen perverse të partive politik të opozitës së rrugës, me qëllimin e vetëm për të mos u zhvilluar në datën e caktuar. Nuk e kuptoni Vasali raportin apo e lexon si partia ku bënë pjesë “Banda e analfabetve funksional” LSI, që me arsimin që kanë kurrë nuk do i kuptojnë ato që lexojnë, duke gjejtur vendin e gabuar t’i publikojnë… në opinion publik shqiptarë, që ka një nivel të lavdërushëm intelektual