Deputetja Rudina Hajdari reagon për vendimin e Komisionit të Venecias, i cili në raportin e vet për Presidentin Meta, thotë se ka shkelur Kushtetutën.
Sipas Hajdarit, Komisioni i Venecias faktoi qartazi qëndrimin që Opozita Parlamentare ka pasur ndaj shkarkimit të Presidentit për shkelje të Kushtetutës, duke tejkaluar kompetencat e tij nëpërmjet zhdekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.
Postimi i Hajdarit
Komisioni i Venecias faktoi qartazi qëndrimin që Opozita Parlamentare ka pasur ndaj shkarkimit të Presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës, duke tejkaluar kompetencat e tij nëpërmjet zhdekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.
Cili ka qenë dhe është qëndrimi i Opozitës Parlamentare?
Pro rezolutës për shkelje dhe tejkalim kompetencash të Presidentit të Republikës, por kompetenca për të vendosur nëse ajo shkelje ishte një shkelje e rëndë ose jo i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese.
Sot e në vijim, ne, Opozita Parlamentare, në bashkërendim dhe me përkrahjen e Aleatëve Ndërkombëtarë do të vijojmë rrugën që kemi nisur drejt një Shqipërie Europiane, me një reformim në drejtësi, sistemin zgjedhor, dhe plotësimin e kërkesave drejt hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE.