Në 30 mars ministria e jashtme ruse ka njoftuar zyrtarisht se ka thirrur të gjithë titullarët e misioneve diplomatike të vendeve që “ndërmorën akte armiqësore” ndaj Rusisë, pas rastit Skripal në Britaninë e Madhe.
Njoftimi zyrtar të cilin Javanews e disponon, thotë se me këtë rast “ambasadorëve do t’u dorëzohen notat e protestës dhe do masat reciproke”.
Me masa reciproke normalisht nënkuptohet përzënia e stafeve dipliomatike nga vendet në fjalë. Zakonisht bëhet fjalë për numra të ngjashëm diplomatësh. kujtojmë se Tirana përzuri dy diplomatë rusë parapak ditësh.
Ndoshta dikush në ambasadën tonë në Moskë do të duhet të bëjë gati valixhet. Ne total pritet te largohen 150 diplomate nga Rusia.