Teksa Komisioni i Venecias deklaroi qartë dhe prerë se presidenti shkeli Kushtetutën me vendimin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, duket se Ilir Meta nuk po e përtyp dot deklaratën e tij se do të jepte dorëheqjen nëse “Venecia” do të konstatonte qoftë një shkelje të vogël.
Për këtë arsye Meta nuk reagon për “Venecian”, por për shegët që ka në oborr.
Me një postim në rrjetet sociale ku ka hedhur një foto të shegëve, Meta e konsideron si lajm të mirë se ato po piqen.
“Lajm i mirë është se të paktën shegët po piqen” shkruan ai.