Shqiperia nuk eshte placke, qe ka ngelur ne meshiren e dy tri bandave për t’u ndare.
Te tri bandat e quajtura te medha, nuk marrin me teper se 30% te votave te numrit total te votuesve.
Kjo shifer u provua edhe në zgjedhjet e 30 qershorit, ku ata qe bejne medemek “termet” në zgjedhje, bene mysybet dhe u paralajmeruan qarte se, morali i tyre per te qeverisur kete vend, ka firuar me kohe dhe eshte zevendesuar vetem me pazarin elektoral, larg dinjitetit dhe integritetit te zgjedhjeve te verteta dhe te ndershme.
Sot PD po inicion publikisht pazarin e radhes, sepse underground ky pazar asnjehere nuk eshte braktisur.
Te tria partite mekatare, synojne ne unison te shkojne ne zgjedhje pa reforme zgjedhore dhe pa siguruar shumicen e ketij populli qe te votoje.
Shumica e votuesve shqiptare jetojne e punojne jashte kufijve, por kjo nuk do te thote qe atyre t’u hiqet e drejta kryesore ne demokraci, e drejta e votes.
“Right to Vote”, eshte nje e drejte e panegociueshme ne demokraci dhe kjo politike nuk mund t’a injoroje të drejten kushtetuese te cdokujt per te votuar.
Cdo votim, i cili shmang voten e shqiptareve jashte atdheut, eshte dhe do te jete antiligjor dhe pengmarrje e fateve te ketij vendi nga klasa e maskarenjve.
Shqiptaret jashte atdheut, votojne jashte ndikimit per nje vend pune, për nje thes miell apo prej frikes te te fortit qe ben “termet”.
Vota e tyre jo vetem qe eshte vota e shumices, por ajo eshte vota me dinjitoze dhe me e pavarur, eshte vota e njerezve shume me te europianizuar se vete politika, eshte vota e ndryshimit.
Fatet tona nuk mund te menaxhohen më nga keto kadavra politike, të zhytura ne humneren me te madhe te llumit dhe mekatit, qe po mbajne peng me kthetrat e tyre te ardhmen tone.
Pa reforme zgjedhore, larg “termetit” te pisanjoseve, nuk do te kete zgjedhje.
Ne nuk do te tolerojme per asnje arsye, pazarin e radhes.
Zgjedhjet nuk mund t’i manipuloje më askush dhe rezultati i tyre nuk do te vendoset nga konspiracioni i stilit off-shore, por nga vullneti real i ketij populli, kudo ku ndodhet ai.