“Meta jo vetëm e ka shkelur, por e ka grisur totalisht Kushtetutën”, kështu tha Kreshnik Spahiu në Open. “Raporti është një referencë e detyrueshme për gjykatën Kushtetuese dhe kur të ngrihet do përballet me këtë. Vendimi i gjykatës kushtetuese do jetë njohja e legjitimitetit të 30 qershorit , pasi këtë e adreson edhe Venecia.
Paragrafi 46 qartëson se anulimi i zgjedhjeve cënon të drejtat e njeriut për të zgjedhur , pra Meta e ka penguar këtë gjë dhe si rjedhojë e ka shkelur Kushtetutën.
Gjithashtu në paragrafin 71 thuhet se pati përpjekje për të penguar votimin pra përmend burgun, për të gjithë ata që iskenuan përdorimin e dhunës”, tha Spahiu më tej.
Top Channel