Gazetari Frrok Çupi i cili është larguar tashmë nga rruga e Nikoll Lesit dhe lehsave politolog zhvilloi një debat me profesorin Agron Gjekmarkaj, i cili si ushtari i Bashës mendon se kanë vlerë broçkullat militantiste në opinionin publik shqiptarë, kur sulmon qeverinë dhe Edi Ramën.
Çupi deklaroi se maxhoranca edhe mund të ketë probleme, por shtoi se opozita po humb terren përditë. Ndërsa profesori Gjekmarkaj deklaroi se ka 7 vjet që në krye të vendit kemi një qeveri, e cila keq-qeveris në formën më të keqe.
Frrok Cupi: Trumpizmi në Shqipëri është që udhëheqësi të flasë si njeriu dhe jo si mashtrues. Në një shoqëri moderne si ajo e Amerikës së Trump askush nuk vjedh dot, se dënohet.
Agron Gjekmarkaj: Mendoj se kemi një qeverisje që qeveris në mënyrë skandaloze për 7 vjet. Ka skandale të panumërta kjo qeveri.
Frrok Cupi: Një qeveri ka elita, ka intelektualë, ka elita diplomatike.
Agron Gjekmarkaj: Çfarë elitash. Nuk ka elita, ka shërbëtorë. Të shikosh te Edi Rama elitarizëm është tmerr.
Frrok Cupi: Unë flas në parim. Opozita jonë rrjedh nga shifrat përditë. Ne kemi një qeveri që është e detyruar të jetë pro-amerikane.
Edvin Kulluri: Këtu në Shqipëri janë 10 njerëz ose një grusht njerëzish që kanë paratë dhe i ndajnë ata. Shqipëria do të shndërrohet në një brez të sigurisë së madhe nën ombrellën e NATO-s. Ky është lajm i mirë, fat i mbarë.
Agron Gjekmarkaj: Avokat Ngjela ka të tilla teori.
Edvin Kulluri: Avokat Ngjelën merreni pak më seriozisht, ka bërë histori edhe në partitë tuaj. Unë po them fakte, nuk bëj propagandë.