Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ka hedhur akuza të ashpra nga foltorja e Kuvendit. Sipas tij Parlamenti është në luftë se kush ta ‘nxijë’ më shumë Shqipërinë.
Valteri gjithashtu shprehet se është për të ardhur keq kur sheh se Europa është ende skeptike.
Në fjalimin e tij tha se:
“Disa na shajnë dhe disa na përqeshin dhe të paktë janë ata që i vjen keq për të mjerën Shqipëri. Jemi në luftë kush e kush ta nxijë më shumë Shqipërinë.
Në këtë parlament integrimi nuk ka qenë kurrë prioritet. Në listë kryesojnë disa persona që shtojnë sofrën me gjellë pasanikësh. Kjo tufë edhe derrin e bën të skuqet për sojin e tij.
Është për të ardhur keq kur sheh se Europa është akoma skeptike. Janë k.riminelë që i thërrasin zotëri.
Hajdutët që bërtasin kapeni këtë hajdut se i duhet thënë jo shitblerjes së votës, jo presionit për të votuar dhe përralla të tjera si këto”.