Kosova sot mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ditën e sotme ka nisur votimi në votimi në të gjithë vendin në 895 qendra votimi. Këto janë zgjedhjet e shtata me radhë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Të drejtë vote kanë 1.9 milion votues, të cilët do të zgjedhin 120 deputetë të ri, ndërsa në zgjedhjet marrin pjesë 25 subjekte politike.
Që prej orës 07:00, në Kosovë po votohet për të zgjedhur qeverinë e re, pas dorëheqjes nga posti i Kryeministrit i Ramush Haradinajt.
Mediat kosovare kanë raportuar se është shënuar incidenti i parë, pasi në qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç ka pasur përplasje të komisionerëve mes njëri-tjetrin.
Shkaku i përplasjes mësohet se ka qenë mënyrë e votimit, pasi disa prej komisionerëve kanë kërkuar që të votohet me letërnjoftim serbë, ndërsa të tjerët kanë kërkuar që të votohet me letërnjoftim të Kosovës.
Në Mitrovicën e Veriut, të drejtën për të votuar e kanë 80 mijë qytetarë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 547 vendvotime, ndërsa numri i qendrave të votimit është 895. Numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.
Vetëvendosje, LDK, PDK, koalicioni AAK – PSD dhe koalicioni NISMA – AKR, janë partitë më favorite si dhe kanë dominuar në sondazhet e publikuara gjatë kohës së fushatës.