Vrasja e ndodhur sot në orët e vona në Shkodër ku një i ri mbeti i vdekur, teksa u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në ambientet e lokalit, ka nxjerrë në dritë detaje të reja.
Mësohet se viktima dhe autori kanë qenë shokë dhe se nën ndikimin e alkoolit, Kristian Shkambi ka goditur me thikë shokun e tij dhe se ky i fundit ndërroi jetë.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 02.04.2018 rreth orës 00.30 në fshatin Hot, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjete prerëse (thikë) shetasi K. F. 28 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarje, shtetasin:
Kristjan Shkambi, 27 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.