Nuk gjen paqe Monika! Nuk ka gjumë për të, pasi popullit po i pihet gjaku nga Edi Rama.
Për Monikën, e cila vjen nga një parti që ka shkrirë kockat për Shqipërinëm abuzimi dhe vjedhja është e patolerueshme.
Ka reaguar sërish Monika për Rrugën e Kombit dhe për arrestimet që ka bërë policia e Shtetit. Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me arrestimet e ndërmarra nga policia për protestën në Rrugën e Kombit, duke theksuar se “kjo histori nuk mbaron këtu”.
“Represioni dhe dhuna ndaj protestuesve në Kukës është thjesht rishfaqje e arrogancës dhe frikës që ka pushtuar Edi Ramën këto 24 orët e fundit”, shkruan Kryemadhi në një shënim në rrjetet sociale.
Monika harron se për transportet, partia e saj është e zhytur deri në grykë me korrupsion dhe vjedhje, ndërsa nëse flasim për protesta, Monika të kujtojë 4 shpirtra që u vranë në mes të Bulevardit nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Por Monika i harron të gjitha këto dhe garanton protestuesit për mbështetjen e opozitës.