Mbrëmjen e djeshme avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin ‘Open’ ku nuk munguan deklaratat e fortë, por edhe përplasjet me të ftuarit.
Ngjela pati një debat të ashpër me analistin Neritan Sejamini.
Gjithçka nisi kur Sejamini tha se Ngjela e ka kollaj kur thotë që reformën po e bëjnë amerikanët.
“Është fakt, se them unë, më di për budalla ti mua”, tha Ngjela.
“Jo, vet e the këtë. Reformën po na e bën Amerika dhe jemi rehat”, tha Sejamini.
“Reforma është votuar nga Kushtetuta. Se kam votuar unë Kushtetutën”, ndërhyri sërish Ngjela.
“Kushtetuta është shkelur në çdo aspekt të saj. Kur duhet të ngrihej, SPAK-u dhe Gjykata Kushtetuese. Apo këto s’janë shkelje. Del dhe thua se reformën po e bën Amerika, të na japë edhe bukë Amerika dhe të rrimë rehat të gjithë”, i tha Sejamini.