Kryeministri, Edi Rama dhe lideri i VV-së, Albin Kurti ka vendosur të takohen ditën e sotme. Takimin e ka konfirmuar vetë Rama mbrëmë në në Opinion.
“Nuk ishim marrë vesh paraprakisht për një takim, por do të takohemi nesër. E pres me shumë pozitivizëm emërimin në postin e kryeministrit të Albin Kurtit”, tha Rama.
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp tha se pret me kënaqësi të takohet me Kurtin, duke shtuar se ka nevojë për një shtysë me marrëdhënien mes dy qeverive.