Vetëm pak ditë më parë Anglia u shokua teksa 39 emigrantë u gjetën të v.dekur brenda një kamioni. Ndërkohë ende vijojnë hetimet intensive nga Policia e Essex-it, mbi v.dekjen e emigrantëve kinezë.
Ngjarja sipas policisë britanike, dyshohet të jetë vepër e m.afies kineze. Sipas tyre 39 v.iktimat janë pjesë e t.rafikut njerëzor, që menaxhon prej gati katër dekadash m.afia kineze, “Kokë-gjarpërinjtë”, të cilët dyshohet se janë të lidhur edhe me Cosa Nostra-n italiane.
Kush është grupi i strukturuar i m.afies kineze i njohur si “Kokë-gjarpërinjtë”?
“Kokë-gjarpërinjtë” janë një grup m.afioz që vijnë kryesisht nga zona Fuxhian e Kinës. Ata kanë si objektiv t.rafikimin e njerëzve që duan të emigrojnë nga Kina në vende të pasura perëndimore.
Kreu më i famshëm i grupit ka qenë Motra Ping, e cila në vitet 1980 u merrte nga 17 mijë dollarë për kokë kinezëve emigrantë për t’i sjellë në SHBA; nga 35 mijë dollarë në vitet 90, dhe sot mendohet se ky çmim është rritur edhe më shumë, edhe deri në 70 mijë dollarë.
Motra Ping u a.rrestua në Hong Kong në vitin 2000, u ekstradua në SHBA në vitin 2003 dhe v.diq në b.urg nga k.anceri në vitin 2014, por shumë kinezë në SHBA e përcollën me nderime, pasi u dha mundësinë të krijonin një jetë të re në Amerikë.
Por Motra Ping nuk e bënte nga zemra e bardhë. Për t’i detyruar që të paguanin tarifën, pasi vinin në SHBA, ajo përdorte g.angsterët e Fuxhianit për t’i rr.ahur e për t’i trembur me d.hunë. Metoda më e shpeshtë ishte t’u merrnin p.eng një anëtar të familjes derisa të tjerët të jepnin paratë.
Edhe pas v.dekjes së saj, mafia Fuxhianeze ka vazhduar të kryejë rr.ëmbime nga më të bujshmet, duke u bërë gjithnjë e më e rrezikshme, gjithnjë e më e d.hunshme.
Gjatë viteve 2000-2010 ka pasur disa a.rrestime në Britaninë e Madhe dhe në SHBA. Ata i sillnin emigrantët nga Kina në vendet perëndimore me mënyra nga më ekstremet.