Qytetari Albert Doda, në janar të këtij viti i ishte drejtuar një emisioni investigativ, për t’u ankuar për Ardian Iljazajn, drejtor i Kadastrës së Durrësit. Doda pretendonte se kishte shkuar 100 herë në zyrat e këtij institucioni, për të gjetur zgjidhje për hallin e tij, por që nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Për këtë denoncim, kryeministri Edi Rama shkarkoi LIVE, drejtorin e Kadastrës në atë kohë, Ardian Iljazajn.
Por ditën e sotme, policia e Shtetit në njoftimin për arrestimin e 20 personave për tjetërsim prone, përveç ish-drejtorit është vënë në pranga edhe Albert Doda, qytetari që kishte bërë denoncimin ndaj tij na Janar të këtij viti.
Edhe pse Doda është ankuar që nuk ka marrë përgjigje nga Kadastra e Durrësit, dhe se i ka të gjithë dokumentet në rregull, duket se pretendimi i tij nuk ka bindur policinë e Shtetit, pasi e kanë arrestuar “falsifikim dokumentesh”.
Ashtu si Albert Doda, edhe ish-drejtori është arrestuar ditën e sotme nga policia për tjetërsim pronash, në të njëjtin aksion të zhvilluar nga blutë e Durrësit.