Është ndarë nga jeta aktorja Shpresa Bërdellima. Shpresa Bërdëllima lindi në Tiranë, më 11 prill 1959.
Aktorja që u bë e famshme për publikun shqiptar në filmin “Vajza me kordele të kuqe” mbylli sytë përgjithmonë në moshën 60-vjeçare.
Aktorja vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë.
Aktorja Shpresa Bërdëllima mbahet mend për rolet e saj të spikatura në dhjetra filma dhe shfaqje teatrore, disa prej të cilave janë:
Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani apo Keti te Flutra në gabinën time
Disa nga rolet e saj në filma:
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti