Një lajm shumë i keq për familjen e madhe të Partizanit. Tifozi i vogël, Renis Muça, ka ndërruar jetë pas një lufte 3-mujore për të shpëtuar. 14-vjeçari, tifoz i zjarrtë i kampionëve, u aksidentua në korrik dhe mori dëmtime të mëdha. Të kuqtë u mobilizuan dhe e dërguan të riun në Turqi për një trajtim më të specializuar.
Renisi qëndroi 3 muaj në koma, por fatkeqësisht nuk ia doli të shpëtonte. “Ultras Guerrils” kanë publikuar lajmin e kobshëm për humbjen e 14-vjeçarit.
Postimi – “Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë… Renisi nuk ia doli! Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare… Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe! U prehsh në paqe engjëll”, – shkruajnë Guerrilsat.