Albin Kurti ndodhet prej disa orësh në Kryeministri në një takim me Edi Ramën. Ata e kanë ndërprerë takimin tyre, për të ndarë disa momente me një nga personazhet më të famshëm të botës kinematografike, aktorin Gerard Depardieu.
“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi””, shkruan Rama.