Ekstremisti grek, Babis Karathanos, i cili u ndalua sot në kufirin shqiptar, në tentativë për t’u hyrë në Shqipëri, për të marrë pjesë në ceremoninë e 1-vjetorit të vrasjes së Kostandinos Kaçifas, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama.
Duke publikuar dokumentet në “facebook”, me të cilat thotë se lëviz i lirë në Evropë, Karathanos i drejtohet Ramës, duke i thënë se nuk mund të bëhet pjesë e familjes evropiane, duke terrorizuar në pakicën kombëtare greke.
“Dokumenti thotë se nuk më lejohet të hyjë në Shqipëri, sepse dokumentet e mia të udhëtimit nuk janë në rregull. Pas disa orësh në kufirin greko-shqiptar, për të marrë pjesë në memorialin e Kostandinos Kaçifas, mua më ndaluan të hyja në Shqipëri. Sigurisht që me të njëjtat dokumente udhëtoj shpesh për në Evropë. Jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi, që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e tij, dëshiron të ketë një takim me kryeministrin grek.
Ai gjithashtu dëshiron që vendi i të bashkohet me familjen evropiane. Ndërkohë, ai po terrorizon çdo ditë pakicën kombëtare greke të Vorio-Epirit. Por le ta dijë se epirotët grekë nuk terrorizohen dhe kjo do të kalojë”, shkruan Karathanos.