Pas muajsh të tërë frike e spekulimesh, më në fund stacioni hapësinor kinez Tiangong 1 i dalë jashtë kontrollit, është përplasur me Tokën por nuk ka sjellë asnjë dëm në njerëz apo material.
Stacioni 9 tonësh është rrëzuar me Paqësorin e Jugut me një shpejtësi prej 27.000 km/h.
Objekti i madh sa një autobus filloi shpërbërjen sapo hyri në atmosferën e tokës dhe u rrëzua në det të hapur thuajse i shpërbërë.
Në fakt, edhe shkencëtarët kishin parashikuar se rreziku për njerëzit ishte minimal pasi objekti gjigand do të shpërbëhej, ashtu siç edhe ndodhi shkruan JavaNews.
Asnjëherë nuk ishte bërë parashikim i saktë se ku mund të rrëzohej. Së fundi ishte folur për brigjet pranë San paolos në Rio de Zhaneiro në Brazil.