Në një intervistë përballë gazetares Mirela Milor,i kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, foli për takimin me kryeministrin Rama.
Kurti thotë se e beson kryeministrin Rama që nuk e mbështet shkëmbimin e territorit.
“Kishim një takim 5 orësh, kishim një ndeshje miqësore 5 oreshë, e cila u ndërpre për 45 minuta kur erdhi Depardie.
Më pas ne vazhduam për temat e rëndësishme për Shqipërinë e Kosvën e të dyja bashkë.
Kryeministri nuk e mbështet shkëmbimin e territorit, territori nuk është mall për shkëmbim.
Besoj se pavarësisht me kryeministrin e Shqipërisë mund të kemi dallime e të përbashkëta, detyra jonë na imponon që të bahskëpunojmë si dy qeveri, më mirë.
Ashtu më tha dhe ashtu dua dhe më duhet të besoj”.