Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e momentit kur lideri i I.SIS-it Abu Bakr al-Bagdadi besohet të jetë v.rarë pas një operacioni të koordinuar midis forcave ushtarake amerikane dhe milicisë kurde, gjatë natës në veri-perëndim të Sirisë.
Al-Bagdadi, udhëheqësi i të ashtuquajturit ‘Kalifati I.slamik’, raportohet se u hodh në e.rë gjatë sulmit në provincën Idlib të Sirisë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ai arriti në zonën e bastisjes 48 orë më parë, tha një zyrtar turk.
Lideri i ISIS ishte me dy gratë e tij, të cilat raportohet se kishin veshur pajisje e.ksplozive, si dhe fëmijët e tij për të cilët besohet të jenë akoma gjallë.
Videoja është ende e pakonfirmuar dhe konfirmimi përfundimtar i v.dekjes së Bagdadit është duke u zhvilluar, ndërsa është duke u bërë po ashtu edhe testi i ADN, i thanë burimet CNN.
Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët (SDF) thanë të dielën se kishin punuar me SHBA, në një operacion ‘të suksesshëm ’kundër Shtetit I.slamik.
“Operacionet tona të forta dhe efektive konfirmojnë edhe njëherë forcën dhe vendosmërinë tonë për t’u ndjekur (Shteti I.slamik)”, tha kreu i zyrës së mediave të SDF.
Zyrtarët thonë se po pritet konfirmimi që kreu i I.SIS është v.rarë në shpërthim dhe Presidenti Trump ka paralajmëruar të bëjë një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në orën 1 pasdite (lokale).
Udhëheqësi i I.SIS ka qenë ndër figurat më të kërkuara të forcave amerikane dhe evropiane që nga shfaqja e tij me zë e figurë në vitin 2014.