Senatori italian i Partisë Demokratike Roberto Rampi komentoi refuzimin e Këshillit të Europës për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Rampa vlerëson se hyrja e Shqipërisë në Europë do të ndihmonte këtë të fundit në përmirësimin e diversitetit kulturor dhe bashkëjetesën mes popujve europianë.
“Sa herë që Europa i mbyll derën vendeve të Ballkanit i hap derën një force, e cila është në kundërshtim me interesat e vendeve të Europës. Mendoj që është një gabim historik, një gabim perspektivash dhe këndvështrimesh që Europa ka bërë në lidhje me këtë gjë.
Duhej pranuar Shqipëria për shkak të historikut që ka, jo si ndihmë për Shqipërinë, por si ndihmë për Europën. Kjo lidhet me diversitetin kulturor që Shqipëria do të sillte në Europë”, tha për Ora News senatori italian Roberto Rampa.