Avokati Spartak Ngjela i irrituar ka komentuar nderimet që iu bënë dje ekstremistit Kostandino Kacifas, në Bularat të Gjirokastrës. Ngjela e quan ardhjen e rreth 1800 grekëve dje në Gjirokastër një turp e marrëzi, por që policia shqiptare ua tregoi vendin.
Komenti i plotë i avokatit:
Turp për shtetin grek në atë që kërkoi të ndodhte dje në Bularat.
Një mijë njerëz pa vlerë shoqërore, erdhën dje të dehur me marrëzi në varrin e një banditi që sigurisht se, edhe ky, në marrëzi ka qenë kur ka shtirë me armë për të vrarë njerëz, një vit më parë. Policia shqiptare dje iu tregoi vendin, por më e ashpër duhej të kishte qenë.
l.
Njëzet të çmendur, me kafka të shtrembëra prej orienti që nuk kanë lidhje fare me Gadishullin Ilirik, u panë dje në Shqipëri, të ardhur nga Greqia.
Edhe Vangjel Dulia me ta. Edhe Vangjeli i shkretë, si fis, i ardhur nga Anadolli është, nuk është autokton këtu. Ku ka grekë këtu, mor Dule ziu! Grekë nuk ka në Athinë, e ju vini “të çlironi grekët” në Shqipëri. As Donkishoti nuk do ta kishte projektuar dot këtë lloj marrëzie.
ll.
Këta të fantaksur kanë marrë fund. Nuk dinë ende se ku janë. Asgjë nuk i bëjnë dot tanimë Shqipërisë dhe shqiptarëve këta të ardhur nga Anadolli e nga Lindja e Mesme që kujtojnë se, me falsitetin historik të shtetit grek, janë ende të fortë si pushtues territoriesh shqiptare.
Janë të trembur.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë hyrë në një proces rivlerësimi historik nga shkenca e madhe e historisë botërore. Gjuhën shqipe nuk e zhdukën dot, as grekët dhe as serbët, me të gjithë zjarrin që hodhën kundër saj. Dhe sigurisht që, të dy këta shtete, të ngritur mbi varret e shqiptarëve të vrarë prej tyre, edhe Greqia edhe Serbia, janë nën shqetësimin e së vërtetës.
Kush na qenka ky heroi grek që u përkujtua dje?! Një bandit me armë në dorë, dhe, për më tepër, dhe, siç dëgjuam nga të ardhurit e djeshëm, i vrari na paska qenë edhe çlirues. Pika çlirursit! Dhe të gjithë atyre që shkojnë në përkujtimin mortor të tij. Komedi të tilla, vetëm njerëz të marrë e në dëshpërim mund t’i krijojnë.
Janë të trembur. Të ardhurit po kërkojnë të çlirohen nga vendasit autoktonë: komedi e madhe! Në thelb, këta janë fakirë që po i përbuz historia. Kjo është e vërteta.