Gjykata e Shkallës së Parë për K.rime të Rënda ka zbardhur vendimin e dënimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është marrë më 19 shtator.
49 ditë pritje, kanë bërë që tre gjyqtarët Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka të dalin me 140 faqe vendim të zbardhur, përmes të cilit e dënuan ish-ministrin Tahiri me 3 vite shërbim prove dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike.
Dënimi u mor vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ranë akuzat e t.rafikut të d.rogës në bashkëpunim dhe grup të strukturuar k.riminal, mbi të cilat prokuroria kishte kërkuar që Tahiri të dënohej me 12 vite b.urg.
Vendimi me 140 faqe është dorëzuar këtë të hënë në sekretarinë e Gjykatës. Pas dy vitesh hetime, nga nëntori i 2017-ës, Gjykata për K.rime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre, një vendim prej të cilit, ai nuk do të bëjë asnjë ditë b.urg!