Deputeti Zef Shtjefni ka deklaruar se vendimi për shtyrjen e negociatave është marrë për shkak të islamofobisë.
“Nëse Europa nuk më pranon me vëllain tim mysliman, nuk dua të futem në Europë. BE nuk na pranoi për shkak të islamofobisë dhe aleanca ruso-serbe që kërkon një Shqipëri të trazuar dhe një rajon të trazuar.
Shqiptarët kanë treguar se kanë shkëlqyer. Nuk duan një vend të stabilizuar. Këto janë të hershme.
Kemi derdhur g.jak për Europën dhe sot duhet të na kthejë borxhin. Na kanë borxh integrimin pa kushte. Franca dhe Macron gabuan.
Kur t.errorizmi goditi Francë ne i mbështetën. Bashkëjetesën tonë fetare na e ka zili gjithë bota”, deklaroi Shtjefni sot në Kuvend.