Deputetja Rudina Hajdari pasi ka denoncuar ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit se është k.ërcënuar në zyrën e saj, ka reaguar sërish me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Deputetja e ka lënë pas këtë çështje pasi ia ka adresuar problemin Ruçit dhe ka folur për problematikat që hasin Personat me Aftësi të Kufizuara.
“Sot fola mbi problematikat që hasin Personat me Aftësi të Kufizuara dhe mos zbatimin e Konventës Kuadër ku ne aderojmë që prej vitit 2006.
Mbi 130 mijë Persona me Aftësi të Kufizuara, sidomos fëmijët dhe gratë, e kanë të pamundur t’u garantohen të drejtat e tyre më minimale.”- shkruan Hajdari në një postim në Twitter.
Për k.ërcënimin ka folur edhe deputeti Halit Valteri, si person në dijeni. Deputeti deklaroi, se k.ërcënimi ka ndodhur para dy javësh, por nuk pranoi të komentonte më tej mbi këtë ngjarje.
Sipas burimeve konfidenciale, deputeti Korab Lita ka qenë personi që Rudina Hajdari deklaron se e ka kërcënuar.