Një këngëtare ukrainase ka performuar në skenën e “The Voice of Greece” një këngë të mirënjohur shqiptare, duke marrë vëmendjen e të gjithë jurisë.
Bëhet fjalë për këngën arbëreshe Lule Lule të cilën Angelina Statyeva e këndon shumë mirë megjithëse me vështirësi fjalët.
Vija melodike i ka tërhequr anëtarët e jurisë që janë kthyer që të gjithë. Të kuriozuar ata e kanë pyetur vajzën kënga që këndoi ishte në gjuhën ukrainase dhe vajza përgjigjet se është një këngë nga Ballkani.
Kur pyetet për gjuhen ajo përgjigjet: Shqiptare dhe thotë që është një këngë shumë speciale për të.
Gjithashtu shprehet se ajo nuk flet shqip.
Në përfundim të këngës duartrokitjet në sallë nuk kishin të ndalur.
Për më tepër ndiqni videon: