Ekspertët e Partisë Demokratike dhe të aleatëve mblidhen në selinë e PD për propozimet e reformës zgjedhore.
Opozita ka vendosur që grupi i punës për reformën zgjedhore të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshem i PD, Gazment Bardhi.
Nga PD, pjesë e grupit të punës gjithashtu do të jenë Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani.
Të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune: LSI ka caktuar 3 përfaqësues; PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues; PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1 përfaqësues.