Historiania Elena Kocaqi referuar deklaratave të nënës së Kacifas në Bularat, thotë se ato përbëjnë vepër penale. Të njëjtën mendim kishte edhe avokati Spartak Ngjela, i cili u shpreh se në një vend tjetër të botës, me ato deklarata nëna e Kacifasit do të ishte në burg.
Pjesë nga debati në studio
Elena Kocaqi: Dje deklaratat e të ëmës janë vepra penale, thirrje për luftë, thirrje për cenimin integritetit të Shqipërisë, thirrje për vrasje etj. Këto janë thirrje publike që i parashikon kodi penal dhe minimumi shkon në 10 vjet burg.
Spartak Ngjela: Ajo në çdo vend të botës do shkonte në burg.
Artur Zheji: Një nënë e dëshpëruar ka humbur djalin
Spartak Ngjela: E ndjek ti, ajo thotë ka qenë çlirimtar. Është politika agresive e tyre në hall, ku ka kishë greke. Kisha greke është e gjitha me agjentë të policisë. 70% e kanë trashëgim nga Rusia. Të rrinë mirë se po forcohet Shqipëria. Është me aleat Shqipëria.