Monika Kryemadhi me anë të një deklarate për mediat tha se fermerët shqiptarë do të protestojnë të mërkurën kundër politikave qeveritare.
Por sot kryeministri Rama, ka bërë thirrje për fermerët në fazën e dytë të Programit IPARD që mbështet këtë kategori.
Rama shkruan në rrjetet sociale:
“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e fazës së dytë të Programit IPARD në mbështetje të fermerëve e sipërmarrjes në fshat, ju uroj një ditë të mbarë.”
Ky program është një kërkesë imediate për zhvillimin e sektorit duke synuar mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, me qëllim përmirësimin e konkurrencës, plotësimin e standardeve të BE-së, dhe diversifikimin e zonave rurale.
Programit IPARD, synon të rrisim sektorin e bujqësisë, agropërpunimin dhe turizmin rural, i cili fillon nga përmirësimi i produkteve në tregun bujqësor, nxitja përmes krijimit, zhvillimit, përmirësimit, dhe sigurisë ushqimore.
Programi promovues do të vazhdojë në çdo qark të Shqipërisë deri në datën 30 Tetor, data e çeljes së thirrjes së dytë, për të njohur aplikantët potencialë nga afër me kushtet e aplikimit.