“Prehu në paqe Renis, dhe më fal që nuk arrita të bëj dot asgjë për ty!
I pafuqishëm përballë burokracisë që merr jetë cdo ditë.
I pafuqishëm unë dhe fati yt përballë babëzise dhe grykësisë së këtyre që u është verbuar shikimi nga milionat.
Më fal o mik , o shok, o ëngjëll që sot ndricon e na shikon nga atje lart sesa mëkatarë jemi!
Dhe që do më përndjekë gjithë jetës si një peng dhe ndjenjë faji.
Zoti të mori pranë vetes dhe nuk të la në këtë botë plot me mëkate dhe padrejtësi”.
Ky është dedikimi prekës i Valterit i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Halit Valteri kërkoi mbajtjen e 1 minute heshtje në Kuvend, për 14 vjeçarin që humbi jetën pak ditë më parë në Turqi.
Sipas Valterit, Renis Muça nuk arriti të mposhtë dot burokracitë shtetërore, teksa bën thirrje për ndërtimin e spitaleve dhe jo të korsive të biçikletave.
“Do ju ftoja të mbanin një minutë heshtje. Nuk mjaftuan as thirrjet e të atit as lotët e nënës e lutjet e motrës që Renisi të ndiqej Po e sjell në vëmendjen tuaj pasi Zoti e deshi që të isha i pranishëm mbrëmjen e 17 korrikut pranë Renisit duke i dhënë ndihmën e parë e transportuar drejt spitalit nga i cili nuk arriti të dilte kurrë i gjallë.
Jam interesuar gjithmonë për gjendjen e tij shëndetësore, edhe pse e nxorrën nga reanimacioni se mjekët nuk mund të bënin më asgjë për të.
Ndoshta për të 4 muaj ishin vonë. Ikja e tij në moshë fare të bogël na la pas vetëm dëshpërim. Nuk arriti ta mposhtte dot burokracinë shtetërore që i la vetëm njollën e turpit e fajit. Mjaftojnë vetëm 10 km rrugë që të bëhet një spital, ndërtoni spitale e jo korsi bicikletash”, u shpreh Valteri.
Renis Muça ndërroi jetë pas aksidentit të 17 korrikut dhe prej atëherë ai ishte në koma.