Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në ‘Mbrëmje Abc’ u shpreh se në bazë të informacioneve që ai ka, takimi i kryeministrit Rama me homologu grek Mitsotakis ka qenë pozitiv. Sipas Milos dy kryeministrat kanë rënë dakord të zgjidhin problemet më të ndjeshme dhe më delikate, si marrëveshja e detit dhe censusi i popullsisë.
“Nga informacionet që kam marrë, dy kryeministrat japin të kuptojnë që takimi ka qenë pozitiv në kuptimin, që të dy janë ulur dhe kanë filluar të bisedojnë mes tyre. Është rënë dakord për të filluar angazhimin me problemet më pak delikate, duke kaluar më pas, mendoj në çështje më delikate për të dy vendet. Problemi më i mprehtë për mua është çështja e vetdeklarimit, ku do të bëhet dhe një census.
Mendoj që nuk do jetë problem i lehtë për tu zgjidhur për shkak të komplikacionit në terrenin shqiptar. Ndërsa për çështje më sensitive siç është pakti detar, mbetet për tu parë në vazhdim pasi të përgatitet terreni. Pra mendoj që dy kryeministrat po përgatisin terrenin për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve”, ka pohuar Milo.