Kandidatja amerikane e propozuar nga presidenti Donald Trump për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim ndër të tjera ka folur edhe për ndryshimin e kufijve.
Ajo u pyet nga senatorja Jeanne Shaheen rreth deklaratave të kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti për integrim më të madh midis dy shteteve shqiptare.
“SHBA ka bërë investime të madh në rajon duke sjellë paqe dhe që shtetet të qëndrojnë të pavarura, në paqe dhe të punojnë si skuadër. Ndryshimi i kufijve nuk është i dobishëm”, theksoi kandidatja për ambasadore.