Aktivistja Brizida Gjikondi tregon se çfarë ndodhi mbrëmë në protestën e organizuar nga familjarë të të arrestuarve, te Drejtoria e Policisë. Gjikondi rrëfen se si shoqëria civile u përlesh me deputetë të PD dhe LSI, që sipas saj ishin të infiltruar.
“Përgjatë këtij harku kohor nga ora 9 e darkës aty erdhën deputetë të PD dhe LSI dhe mbeshtetës “te flaktë” të tyre, mbas deklarimit tonë kundër tyre dhe gjithë kastës politike situata për një fije nuk degradoi në përleshje fizike”, shprehet ajo.
E plotë:
Shpjegojmë :Ne sot reaguam ne oren 1 te drekes per 2 ore dhe pasdreke ne 7 per rreth 4 ore. Protesta jone ish kunder takses anti kombetare dhe ne mbeshtetje te protestuesve kuksiane dhe paligjshmerise proceduriale ndaj tyre.
Pergjate ketij harku kohor nga ora 9 e darkes aty erdhen Deputete te PD dhe LSI dhe mbeshtetes “te flakte” te tyre, mbas deklarimit tone kunder tyre dhe gjithe kastes politike situata per nje fije nuk degradoi ne perleshje fizike.
Ende me dridhet trupi nga stresi dhe emocioni.Qellimi dhe misioni i ne 5 aktivisteve civile SHQIPTARE ish sensibilizimi per kete ceshtje te drejte mbare kombetare.Ne oren 22 e 30 ne vendosem ta mbyllnim reagimin e sotem pasi infiltrimi dhe ulerimat politike mund te kompromentonin misionin dhe qellimin tone ko mbetar. Kaq.
Askush, asnje shqiptar mos dyshoj ne perkushtimin dhe ndershmerine tone. Ne nuk duam vellavrasje as perdorim nga kasta e qelbur e politikes shqiptare.
Falenderojme me shpirt kedo qe sot ish dhe besoi tek ne.