Ministri i Jashtëm i Greqisë në qeverinë e partisë Demokracia e Re, Nikos Dendias është me origjinë nga Himara, kështu është shprehur zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.
Koçi tha në emisionin “Repolitix” se Dendias ka rrënjë në Himarë, çka u mbështet edhe nga gazetari Aleksandër Çipa.
Por sipas versionit zyrtar të Wikipedia, Dendias ka lindur në Korfuz ndërsa prindërit e tij janë nga ishulli Paksos në detin Jon.