Ditën e sotme në media janë bërë publik emrat e të arrestuarve në protestën e dhunshme të së shtunës në Rrugën e Kombit, të cilët ishin me precedentë penalë të mëparshëm.
Mirëpo, lista mesa duket qënka e gjatë dhe veprat penale të të arrestuarve janë nga më të ndryshmet.Nga ana tjetër, opozita po bën çmos që këta të arrestuar të lirohen. Ç’lidhje ka PD dhe LSI me këta shtetas?
Pas rasteve si kontrabandistë, “Armëmbatje pa leje”, “mosbindje ndaj forcave të rendit”, të publikuara më parë në media, ne po ju sjellim rastet e reja ku të arrestuarit janë proceduar për vjedhje, trafik lëndësh narkotike dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Si mundet që opozita të kërkojë lirimin e tyre? A ka lidhje opozita me këta persona?
Ismet Dida – I proceduar për veprën penale të “Vjedhjes”
Jetmir Dema – I dyshuar për “Trafik lëndësh narkotike”
Mehmet Bytyçi – I skeduar nga policia për “Shpërndarje të lëndëve narkotike”
Nuredin Sula – I proceduar për veprën penale të “Vjedhjes”