Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në në unazën e Shkozetit në Durrës, ku për pasojë humbur j.etën një shtetas.
30-vjeçari nga Kavaja mësohet se ishte bashkë me të vëllanë në makinë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, por fatmirësisht ai ka shpëtuar pa lëndime.
Në momentin e aksidentit, i riu ishte duke folur live me kamera në celular, e personi në anën tjetër të telefonit e ka parë të gjithë skenën.
Erjon Beli, v.iktima e aksidentit të ndodhur rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, në Durrës, punonte si këngëtar në një lokal nate.