Mëngjesin e djeshëm qyteti i Korçës u trondit nga një tërmet më magnitudë 5.2 rihte, të cilat u shoqëruan nga një sërë lëkundjesh të tjera gjatë gjithë ditës.
Mirëpo dy tërmete njeri 3.1 dhe 3.2 kanë goditur mëngjesin e sotëm 3:33 qytetin e Korçës. Epiqendrat e tërmetit kanë qenë 7 kilometra larg fshatit Nikolicë, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit.
Lëkundjet kanë qenë të shpeshta dhe kjo gjë ka shkaktuar jo pak panik tek qytetarët të cilët janë shprehur se në orën 3:33 të mëngjesit kanë ndier lëkundjet.
Lëkundjet kanë qenë të lehta por paniku qëndron pasi ekziston mundësia që lëkundjet të jenë më të mëdha. Lëkundjet u ndjenë të lehta në të gjithë Shqipërinë.