Nisur nga zhvillimet e bujshme për taksimin e Rrugës së Kombit, Sali Berisha flet për mobindje civile dhe revoltë popullore duke theksuar se lobon për interesin qytetar.
Ndërkohë një dokument zyrtar nxjerr thuajse zbuluar deklaratat e tij pasi gjatë qeverisjes ka synuar që taksa për këtë segment rrugor të kishte tarifën 8-9 euro.
Kjo vërtetohet fare lehtë nga një letër zyrtare e kompanisë konsulente IFC e cila është kontraktuar atë kohë nga qeveria “Berisha” për të kryer studimet.
Letra dërguar ministrit të asaj kohe të Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, bën të ditur se nga tre skenarët e saj qeveria “Berisha” kishte zgjedhur atë me tarifë 8-9 euro.
Referuar këtij dokumenti, në 2011 qeveria dështoi me vendosjen e tarifës pasi nuk ka pasur oferta.
Ish kryeministri Berisha ofroi detaje në parlament kur pranoi vetë se ka pasur studim për taksimin e rrugës.
“Është e vërtetë që në vitin 2011, qeveria e kryesuar nga unë dhe ministrin e ndjerë Sokol Olldashi bëmë të gjitha studimet. Po pse s’e vura unë atë taksë? Ju më penguat? Unë aty e kisha studimin.
Mora një orientim se ku rrihte mesatarja e mirëmbajtjes dhe nuk e vumë. Bashkë me ministrin ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos. Nuk u vendos dhe për shkak të Kosovës”, është shprehur Berisha. (TemA)