Ditën e djeshme në media janë bërë publik emrat e të arrestuarve në protestën e dhunshme të së shtunës në Rrugën e Kombit, të cilët ishin me precedentë penalë të mëparshëm. Ka qenë e gjatë dhe veprat penale e të arrestuarve janë nga më të ndryshmet.
Nga ana tjetër, opozita po bën çmos që këta të arrestuar të lirohen. Ç’lidhje ka PD dhe LSI me këta shtetas? Pse Basha dhe Monika i quajnë heronj këta shtetas me rekorde kriminale?
Pas rasteve si kontrabandistë e “Armëmbatje pa leje”, të publikuara më parë në media, Alpeneës.al po ju sjell rastet e reja ku të arrestuarit janë proceduar për vjedhje dhe “mosbindje ndaj forcave të rendit”.
Shpëtim Halili – I proceduar për veprën penale të “Vjedhjes”
Skënder Kovaçi – I proceduar për “Trafik dhe kontrabandë mallrash”
Sokol Mani – I proceduar për “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”
Kastriot Axhami – I proceduar për “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”
Përgatiti: AlpeNews.al