Nga Ilir Mborja
Duhet të ketë qenë marsi i vitit 2006, kur shefi i Policisë së Elbanistanit i tha me humor një hetuesi në prag të pensionit: “Meqë je ankuar gjithnjë se “patatet e nxehta” t’i lemë vetëm ty, këtë herë po të japim për hetim një “patate të ftohtë” që mund ta marrësh edhe si “patate të zezë”.
Shefi bënte ironi se, personat e përfshirë në ngjarje ishin që të dy evgjitë. Edhe kallëzuesi edhe i kallëzuari për mashtrim e për kanosje, ishin qymyr të zinj në lëkurë dhe ngjarja ishte shumë banale: “Një evgjit invalid nga trutë, pasi kishte ardhur nga Greqia, kishte thyer ca euro tek një pikë këmbimi valutor që e drejtonte një evgjit tjetër dhe tani e kallëzonte sivëllanë e tij A.C se e kishte mashtruar duke i dhënë kartmonedha lekësh fallco. Dyshimit të invalidit kambisti i kishte paraprirë dukei treguar tytën e një revoleje…”
Kjo ishte ngjarja… Hetuesi me përvojë, pasi e ballafaqon me invalidin dhe sekuestron kartmonedhat fallco, e merr ezmerin e kallëzuar, e çarmatos (kambisti kishte me leje një pistoletë TT që invalidi pretendonte se ia kishte vringëlluar para syve) dhe, si një “patate të zezë”, e mbyll tek dhoma e shurrës.
Por nuk zgjati shumë dhe pas 10 minutash oborri i Policisë u mbush me eksponentë të lartë të LSI-së. “Nxirre jevgun jashtë se e kemi lider të LSI-së! Kthejini pistoletën dhe urgjentisht i kërkoni të falur! Futni në burg atë invalidin aluçinant që shkruan edhe në gazeta!..” – thërriste farmacisti i LSI-së Pjerdhin Xhuhajni.
Por, hetuesi trim vendosi të zbatojë ligjin dhe ta mbyllë me nder punën deri në ditën e fundit. Nuk do të fëlliqej në prag të pesionit nga “patatja e zezë” që i kishin servirur. Prandaj nuk iu bind urdhërit të hajdutëve të LSI-së dhe doli në pension më parë se evgjiti i LSI-së të dilte nga dhoma e shurrës. Atë ditë që i komunikuan “pensionin” kuptoi se “patatja e zezë” nuk paskësh qenë dhe aq “e ftohtë” sa ia paraqiti shefi i tij…