Njoftim i rëndësishëm për protestuesit kuksianë/ Rrëmbeni gurët dhe levat prej hekuri se do sulmojmë dyqanet e Aarmina Mevlanit dhe Erik Fullanit!
Nga Bledi Mane
Të dashur protestues! Mos ikni, mos u largoni nga Tirana se do organizojmë dy protesta të tjera. E para te dyqani i Armina Mevlanit në mes të Bllokut ku një palë brekë shiten 69 euro dhe do vazhdojmë me protestë tjetër te qebaptorja e Erik Fullhanit ku një hamburger blihet 17 mijë lekë.
Do sekuestrojmë gjithë mallin e do e shesim, më pas me miliona lekët e fituara do ndihmojmë fëmijët e varfër të fshatrave të Kukësit. Do u blejmë libra, lodra, kompjutera, veshje dhe do e shihni sa do gëzohen vocërrakët naivë. Do sulmojme bizneset e Arminës dhe Fullhanit sepse janë ngritur me paratë me gjak të Gërdecit dhe me lekët e vjedhura të Bankës Kombëtare Shqiptare.
Nuk e dini se ku ndodhen këto biznese?
Për adresën u orienton deputeti hemafrodit Ervin Salianji…Mè falni, harrova që Salianji ka vetëm 6 muaj në Tiranë dhe nuk orientohet dot.
Po u dërgoj Petrin Vasilin ose Andi Bushatin.
Ju lutem të dashur protestues, mos u largoni për në Kukës. Tirana ka nevojë për shpirtin tuaj rebel!!!