Aktorja hollivudiane, Sharon Stone është vlerësuar si “Femra e vitit” nga “GQ Men”, në një ceremoni të organizuar në Berlin.
61-vjeçarja, teksa është ngjitur në skenë për të tërhequr çmimin, në një moment suprizues, ka risjellë skenën e famshme në filmin e “Basic Instinct”, ku ajo hap këmbët. Skenë, kjo që ka hyrë në historinë e kinematografisë dhe e ka përjetësuar atë.
Sharon Stone ishte veshur me një minifund dhe kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin, u ul në karrige, nisi fjalimin dhe kaloi njërën këmbë mbi tjetrën.61 vjeçarja seksi tha se ai rol i ka ndryshuar jetën.
“Regjisori më tha hiqi mbathjet dhe mi jep mua, pasi kështu është parashikuar në skenë. Ne nuk do të shikojmë asgjë. Unë i thashë ok, por nuk e dija që ai moment do të ndryshonte jetën time”, tha aktorja Sharon Stone.