Në një lidhje telefonike live nga shtëpia për “ABC News”, Julian Sula, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka thënë se as që është në dijeni të ngjarjes.
“Nuk e di se sot erdha kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë. Më ka njoftuar avokati im për ngjarjen. Ka qenë ai që ka kontaktuar me Shefin e Policinë dhe Drejtorin për më tepër informacion dhe i kanë thënë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur për kontroll dhe ata i thanë për të bërë disa verifikime. Kemi shkuar dhe tek të tjerë”, tha Sula.
Ndërsa është pyetur në lidhje me ngjarjen apo njohje me Redjan Rrajën, Sula e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa ka shtuar se do shkojë në polici që herët në mëngjes.
“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk i njoh ata persona. Në momentin që ka ndodhur ngjarja unë kam qenë në Turqi. Unë do të shkojë në Polici që nesër në mëngjes”, u shpreh ai.