Presidentja e re e Bashkimit Evropian , Von der Leyen po bën presion, që blloku të hap bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi liderët e BE-së nuk arritën të bien dakord muajin e kaluar për fillimin e negociatave.
Ursula von der Leyen tha në Berlin të premten se BE kërkoi shumë nga të dy vendet “dhe këto dy vende i përmbushën të gjitha detyrat”.
“Tani edhe ne duhet t’i qëndrojmë fjalës sonë dhe t’i bëjmë të mundshme bisedimet e anëtarësimit,” theksoi ajo.
Presidenti francez Emmanuel Macron ishte kundërshtari më i fortë i bisedimeve të anëtarësimit në samitin e BE të muajit të kaluar, duke argumentuar se procedurat e zgjerimit duhet së pari të përmirësohen.
Von der Leyen tha se nëse Evropa nuk ofron perspektivë në Ballkanin Perëndimor, “atëherë të tjerët do të futen në këtë hendek, qoftë Kina, Rusia, Turqia apo Arabia Saudite.”