Më në fund është arritur marrëveshja për emrin e stadiumit të ri Kombëtar. “Arena Kombëtare” tashmë do të quhet “Air Albania Stadium”.
Mësohet se kompania ajrore do të paguajë plot 650 mijë euro në vit, për vendosjen e emrit të stadiumit kombëtar.
Kujtojmë që inaugurimi i impiantit modern do të bëhët në datën 17 nëntor në sfidën Shqipëri-Francë. Në garë për emrin e ri të stadiumit kanë qenë edhe disa kompani të tjera, por me sa duket oferta e “Air Albania” ka qenë më bindëse.